Haradinaj: Kemi marrë çdo masë, Serbia bën propagandë me gjoja krizën humanitare
Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj propagandës serbe që po bëhet lidhur me situatën në veri të Republikës së Kosovës, kinse në komunat veriore të banuara me shumicë serbe, ka krizë humanitare dhe se qytetarët e asaj pjese kanë mbetur pa ilaçe e gjëra tjera elementare për jetesë.

Haradinaj këto i ka quajtur si skenarë mashtruese të Serbisë, duke thënë se Kosova asnjëherë nuk do të heq dorë nga misioni për respektimin dhe shtrirjen e ligjit në atë pjesë, duke i dërguar mesazh Vuçiqit se Republika e Kosovës kontrollon gjithë territorin e saj.

Kreu i Qeverisë ka kujtuar edhe veprimet e institucioneve të Kosovës të ndërmarra më herët, për ndalimin e kontrabandës që bëhet në veriKosovës.

Sipas tij përveç kësaj , Kosova ka kontroll të plotë edhe në vijën e gjelbërveri, pjesë kjo që e kufizon Republikën e Kosovës me Serbinë.

“Institucionet e zbatimit të ligjit kanë ndërmarrë veprime konkrete në parandalimin dhe luftimin e të gjitha aktiviteteve të paligjshme ndërkufitare në zonën e rripit të gjelbër që kufizon në pjesën veriore Kosovën dhe Serbinë. Asnjë skenar mashtrues ose lajm i rremë nuk do të ndikojë që institucionet kredibile dhe të ligjshme të Kosovës të heqin dorë nga misioni i tyre për zbatimin dhe sigurimin e sundimit të ligjit në të gjitha pjesët e Kosovës, përfshirë zonën e rripit të gjelbërveri ku edhe kufizohet Republika e Kosovës me Serbinë.”, ka shkruar Haradinaj.
Shtuar më 26/06/2019, ora 14:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori