Haradinaj: Kaq mundëm, kaq bëmë
Pas përfundimit të interpelancën e sotme të kërkuar nga Vetëvendosja për rastin e Astrit Deharit, kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se nuk ka qenë interesimi i asnjërës pale me dëmtuar funksionimin e seancës, pasi seanca vazhdoi dhe nuk pat ndërprerje të seancës.

Në lidhje me mos votimin e rezolutës së Kuvendit, Haradinaj ka thënë se kjo çështje ka zgjidhje në organet e drejtësisë.

“Ka zgjidhje, por nuk u arrit një epilog për këto konkluza. Po pikërisht ato që i ka kërkuar rezoluta, ne i kemi kry para shumë kohësh, e kemi respektuar kërkesën e familjes për institucionin, ku ka kërkuar familja, ne kemi vendos që ai institutit t’i vazhdojë hetimit. Kaq ka kompetencë qeveria, këtë e kemi bërë”, tha ai.

Kurse në lidhje më atë që çfarë mbeti pa thënë në përfundim të seancës, Haradinaj tha se dëshiroi të thotë se ato që i lexoi Albini si të dhëna, si elemente, “pikërisht ato i trajton hetimi i ri. Ne ia kemi besuar këtë një institucioni ndërkombëtar, faranikes zvicerane. /albeu.com/
Shtuar më 16/03/2018, ora 18:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori