Haradinaj: Kam respektuar gjithmonë marrëveshjen me Rugovën
Kandidati për kryeministër nga koalicioni PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj ka deklaruar se gjithmonë ka respektuar vlerat e luftës, ashtu si edhe uniformën e UÇK-së.

Haradinaj në një tubim me qytetarë në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë ka thënë se ai ka respektuar edhe marrëveshjen me ish-presidentin historik, Ibrahim Rugova.

“Kam respektuar uniformën e UÇK-së, kam respektuar sakrificën e familjes Jashari, Zahir Pajaziti e krejtve”.

Marrëveshjen me Rugovën e kam nderuar. Ka plot që vijnë e flasin në emër të këtij e atij, por shumica ia kanë nxi jetën”.

“Disa prej tyre e kanë nderuar dikur, e nderojnë sot, dhe do ta nderojnë gjithmonë”, tha Haradinaj.

Në këtë tubim, Haradinaj ka marrë edhe shumë pyetje nga qytetarët e një ndër to edhe për programin që ka ky koalicion për mbrojtjen e folklorit.

“Identiteti ynë është kultura. Duhet t’i motivojmë fëmijët që të merren me kulturë, folklor, me atë çfarë jemi ne”.

“Faleminderit që e keni kultivuar folklorin tonë, mos u ndalni edhe ndonjë ditë derisa të jemi bashkë, por do të jemi bashkë”, ishte përgjigja e Haradinajt drejtuar qytetarit./albeu.com/
Shtuar më 30/05/2017, ora 19:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori