Haradinaj ka një "selam" për Serbinë
Kandidati i AAK-së për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj u ka dhënë përgjigje akuzave serbe për krime lufte në një intervistë për Deutsche Welle duke theksuar se Serbia duhet të qendrojë kokë ulur ndaj shqiptarëve për shkak të masakrave që janë kryer për dekada me radhë, përcjell Albeu.com.

"Unë ua kam njohur edhe shefat e tyre Millosheviqin dhe Sheshelin, këta janë nxënësit e tyre. Ata duhet të rrinë kokëulur para shqiptarëve duke pasur parasysh faktin që çfarë u kanë bërë shqiptarëve. Një kërkim falje është veprimi i parë që ata duhet ta bëjnë". /albeu.com/
Shtuar më 07/06/2017, ora 10:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori