Zyra e kryeministrit në detyrë ka konfirmuar se Ramush
Haradinaj ka kërkuar shtyrjen e votimit për pranimin e Kosovës në INTERPOL.
“Duke marrë parasysh rrethanat e krijuara, bazuar në kompetencat si Kryeministër në detyrë, sot kam kërkuar shtyrjen e votimit të Kosovës për
anëtarësim në INTERPOL për vitin e ardhshëm”, thuhet në përgjigjen nga zyra e Kryeministrit.
Ndërkohë Mediat serbe sot kanë publikuar një dokument me të cilin thuhet se kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush
Haradinaj, ka njoftuar Asamblenë e INTERPOLIT se
Kosova po e tërheq kërkesën për
anëtarësim.
Sipas këtij dokumenti të publikuar thuhet se
Haradinaj e ka arsyetuar këtë njoftim me faktin se
Kosova është gjendur në një situatë të zgjedhjeve të parakohshme, bën të ditur Express.
"Duke pasur parasysh se në Kosovë më 6 tetor janë mbajtur zgjedhjet parlamentare, ju lusim me respekt që kërkesën tonë për aplikim për
anëtarësim ta shtyni deri në seancën e ardhshme të Asamblesë së Përgjithshme të Interpolit", thuhet të ketë shkruar
Haradinaj.
Kjo është hera e dytë që
Kosova tërhiqet nga përpjekja për
anëtarësim në INTERPOL.
Shtuar më 15/10/2019,
ora 16:32