Haradinaj ka gjysmë milionë euro pasuri
Pëlqej
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka gjithsej gjysmë milionë euro pasuri.

Sipas formularit të deklarimit të pasurisë në Agjencinë kundër Korrupsionit, ai ka të holla në RaiffeisenBank 6 mijë euro dhe 7 mijë euro para të gatshme.

Ai ka deklaruar të hyrat mujore i merr nga partia 1,700 euro dhe nga pensioni invalidor që jep Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale 225 euro.

Po ashtu, Haradinaj ka në pronësi një shtëpi me vlerë prej 300 mijë eurosh.

Kreu i AAK-së ka deklaruar tokë me vlerë prej 75 mijë eurosh.
Haradinaj ka një makinë "Audi" prej 9 mijë erosh dhe një makinë BMV prej 20 mijë eurosh.

Ai ka deklaruar makinen e blinduar Suburban, të cilen ia kanë dhënë në shfrytëzim aktivistët në diasporë – SHBA, vlera e të cilit arrin 30 mijë euro.

Gjithsej, Ramush Haradinaj disponon një pasuri prej 500 mijë eurosh. /albeu.com/

Shtuar më 21/08/2014, ora 17:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori