Haradinaj: Jo hapa prapa, vetëm rrugëtimi përpara e konfirmon përcaktimin tonë
“Sot vërtetë është ditë feste për popullin e Kosovës, festojmë secili në mënyrën e vetë ashtu sikurse secili e përjeton në mënyrën e vetë këtë ditë. Kjo është ditë e përbashkët për të gjithë ne shqiptarët si shumicë por edhe komunitetet që bashkëjetojnë me ne ndër shekuj, shqiptarët kudo që jemi në trojet tona në Ballkan, njëkohësisht kudo që jemi në botë, pra është dita jonë, ditë gëzimi”.

Kjo ishte fjala pritëse e kryeministrit Ramush Haradinaj për 11 vjetorin e pavarësisë, shkruan Albeu.com

Me këtë rast, kryeministri Haradinaj para të ftuarve të shumtë, përfaqësues institucionalë, përfaqësues të korit diplomatik, klerikë fetarë, tha se sa herë që vjen kjo ditë ndihet i emocionuar.

“Më kanë rënë në mend shumë etapa, përpjekje, sfida të jetës sonë, shumë dhimbje por njëkohësisht edhe shumë mësime të nxjerra. Ndër mësimet që më bën shumë përshtypje është se nuk duhet të bëjmë hapa prapa në asnjë mënyrë sepse vetëm rrugëtimi përpara e konfirmon përcaktimin tonë”, tha kryeministri Haradinaj. /albeu.com/
Shtuar më 17/02/2019, ora 22:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori