“Fajtor çdo kryeministër e ministër”, Lame: Raporti për Tiranën do t’i dërgohet Ramës

Kreu i Kadastrës Artan Lame në një konferencë për shtyp paraditen e sotme, mes të tjerash ka folur edhe në lidhje me dëmtimin e regjistrave, përgjegjes për të cilin ka bërë çdo ministër të Drejtësisë, Bujqësisë, çdo Kryeministër dhe çdo noter.

Ashti si në rastin e Durrësit, Lama ka sqaruar se edhe raporti për Tiranën do të dërgohet në Kryeministri për dy arsye, për të nisur hetimet dhe për të shmangur presionin për të ndërhyrë.

Regjistrat e dëmtuar janë për zonat në zhvillim të Tiranës si Farka, Ndroqi, Shën Gjergji etj.

Sa i përket përgjegjësisë, ndjehem i lodhur sepse është e thjeshtë të gjejmë fajin tek një punonjës arkivi që ka qenë në punë para 10-15 vitesh.

Nëse i hyjmë anës juridike nuk ka pasur dikë që kujdesej për arkivat. kush merrte detyrën nuk bënte inventar.

Përgjegjësinë e ka çdo ministër drejtësie bujqësisë, kryeministër, i trajtimit të kthimit të pronave, noter, gjykatës që ka ndihmuar në këtë çmenduri.

Tashmë arkivi i pronave si në Durrës është me sistem kamerash dhe alarmi. me punonjës që hedhin firmën për çdo dosje me të cilën konsultohet. edhe raporti për Tiranën si për Durrësin do ti dorëzohet Kryeministrisë.

Kjo po bëhet për dy arsye, e para është që të mund të kryhen hetimet. Për Durrësin janë hapur hetime janë thirrur punonjës dhe drejtoresha për të dhënë informacione.

Kjo është arsyeja e parë pse raporti po dërgohet.

E dyta, për të shmangur presionin e banditëve dhe qokaxhive që do të kërkojnë ama të heq këtë e të vë atë. pasi raporti është dorëzuar për të ndërhyrë duhet të merresh me Kryeministrinë e Prokurorinë. Kjo më duket e vështirë.

Ne do të vijojmë në këtë rrugë edhe me qytetet e tjera, pasi shembulli i Tiranës dhe Durrësit tregoi se është rritur siguria për pronat. Procesi i kontrollit është i garantuar dhe i siguruar dhe procesi i shërbimit është më i përshpejtuar”, është shprehur ai.