Haradinaj jep shifrën e tmerrshme: Kemi blerë nga Serbia 650 miliardë euro energji
Kryeministri Ramush Haradinaj ka folur në Kuvend për kontratën me kopmaninë Countour Global, e angazhuar për ndërtimin e Termocentralit “Kosova e Re”.

Ai thotë se agnazhimi i një investitori i huaj është i detyrueshëm, pasi Kosovës i duhet të prodhojë energji vetë, e të mos jetë e varur nga blerja e energjisë në Serbi.

“Ky është investimi më i madh privat në Kosovë me mbi 1 miliardë euro. Qeveria nuk do të paguaj. Do të paguaj kompania”, ka thënë Haradinaj deputetëve që kritikojnë angazhimin e Counter Globalit.

Ai thotë se Kosova ka blerë energji prej 650 miliardë eurove prej Serbisë, e sipas tij, është më mirë që energjia të prodhohet nga investitori i huaj në Kosovë, se sa të blehet nga jashtë.
Shtuar më 17/04/2019, ora 16:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori