Haradinaj jep një porosi për veteranët që do të protestojnë
Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj ka bërë thirrje për protestë paqësore të veteranëve.

Poashtu, Haradinaj ka kërkuar nga institucionet e drejtësisë që t’i marrin parasysh kërkesat e drejtaveteranëve.

“Sot në protestën e Luftëtarëve të vërtetë që me ose pa dashje u gjetën jasht listave të veteranëve , besoj se do kërkohet drejtësi dhe asgjë tjetër.

Unë i ftoj veteranët e luftës që të protestojnë paqësisht dhe në mënyrë të dinjitetshme ashtu siç ishte edhe lufta e shenjtë e UÇK-së.

Poashtu ju bëj thirrje institucioneve të drejtësisë që t’i marrin parasysh kërkesat e drejtaveteranëve. Pra të nderuar veteranë protestoni me dinjitet” ka thënë Daut Haradinaj.
Shtuar më 26/09/2018, ora 12:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori