Haradinaj jep detaje nga delagacioni kosovar në Bruksel
Kryeministri Ramush Haradinaj ka komentuar dy ditë më pas tërheqjen e delegacionit serb nga Brukseli pas vrasjen së Oliver Ivanovic-it në veriun e kontrolluar nga Serbia.

Ai ka bërë të ditur se delegacioni i Kosovës që po kryesohet nga Avni Arifi është takuar vetëm me zyrtarë të BE’së, duke thënë se takimet me palën serbe ishin paraparë më 16 dhe 17 janar, shkruan gazetametro.net.

‘Takimet me palën serbe të cilat ishin paraparë të mbahen me datë 16, 17, dhe 18 janar, sipas agjendës së kornizuar nga Bashkimi Evropian. Këto takime nuk u zhvilluan pas njoftimit dhe kerkesës së përfaqësuesve të BE-së, me arsyetimin se pala serbe pas ngjarjes në veri të Mitrovicës, është tërhequr nga tavolina e dialogimit dhe është rikthyer në Beograd’, ka thënë Haradinaj.

Ndërkaq, kryeministri ka sqaruar se me kërkesë të BE’së delegacioni kosovar ka pritur gjatë gjithë ditës së martë për rikthimin e delegacionit serb, e cila gjë nuk ndodhi. Pas kësaj, Haradinaj ka treguar se delegacioni i shtetit të Kosovës u kthye të mërkurën në Prishtinë.

Ndërkohë, Serbia po bën akoma të njëjtën gjë që nisi me tërheqjen e delegacionit serb, duke mos hequr dorë në kërkesën për të marrë pjesë në hetimet për vrasjen e Ivanovic’it. Kërkesat e Serbisë, siç u raportua më herët i janë drejtuar EULEX’it dhe UNMIK’ut, e të cilët akoma nuk kanë dhënë një përgjigje.

Përfshirjen e Serbisë në hetimin për vrasjen e Oliver Ivanovic’it e ka kërkuar së pari presidenti serb Aleksandar Vucic, i cili tha se nuk u beson autoriteteve të Prishtinës.

Ndryshe, vrasja e e Oliver Ivanovic-it e ndodhur dje në veriun që kontrollohet nga Serbia, është kërkuar të zbardhet sa më shpejt edhe nga institucionet kosovare. Policia ka njoftuar sot në detaje se ka marrë disa prova që ndihmojnë në gjetjen e kryesve të atentatit ndaj politikanit serb të veriut i cili kishte qenë cak i sulmeve edhe më herët, e pas të cilave ai vetë kishte thënë se ka frikë nga serbët, duke mos përjashtuar edhe rrezikun për vrasje.


Shtuar më 18/01/2018, ora 10:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori