Haradinaj: Jemi gati për qeveri të re
Pëlqej
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka pritur sot zëvendës ambasadorin e Izraelit në Beograd, Itay Milner.

Haradinaj dhe zëvendësambasadori Milner biseduan një sërë çështjesh, mes tyre situatën në Kosovë, proceset nëpër të cilat po kalon Ballkani dhe rolin e ndërkombëtarëve në ruajtjen e stabilitetit rajonal.

Haradinaj e njoftoi ambasadorin se Kosova po përgatitet për një qeveri të re dhe se do të jetë një qeveri, që sipas tij, do të krijojë më në fund shtet. /albeu.com/

Shtuar më 20/08/2014, ora 12:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori