Haradinaj: Javën tjetër do prezantoj para Kuvendit programin qeverisës
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se në javën që vjen do të paraqesë në Kuvend programin e qeverisë. Këto komente i bëri gjatë takimit me presidentin Thaçin, ku tha se do ta fillohet një praktikë e takimeve të rregullta për t’i raportuar Presidentit për zhvillime qeverisëse në vend.

Presidenti Thaçi ka deklaruar se kanë diskutuar për vazhdimin e reformave demokratike për shtetin e ri.

“Duke e uruar Haradinaj, në të njëjtën kohë ndajmë përgjegjësinë institucionale për prioritetet. Themelimi i Kuvendit dhe Qeverisë është i rëndësishëm pa ndërhyrje dhe presion nga ndërkombëtaret, kjo është një kulturë e re politike”, u shpreh ai. /albeu.com/
Shtuar më 15/09/2017, ora 18:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori