Haradinaj injoron rekomandimet e ndërkombëtarëve
Pëlqej
Kryeministri Ramush Haradinaj ka përsëritur dje qëndrimin e tij se nuk do ta votojë versionin aktual të Demarkacionit me Malin e Zi, pavarësisht rekomandimeve të diplomatëve ndërkombëtarë që kjo çështje të procedohet sa më shpejt.

"Vota ime personale për këtë version është jo dhe mbetet jo”, ka thënë kryeministri Haradinaj.

Ai gjithashtu tha se kufiri me Malin e Zi është në Kullë dhe në Çakorr, në kundërshtim me marrëveshjen e nënshkruar në Vjenë vite më parë.

Kufiri është në Çakorr e në Kullë dhe aty do të mbetet. Duhet një Komision i ri t’i kryejë procedurat që i takojnë ta vërtetojë. Ne mund të jemi më vonë me Demarkacionin, pra mund të vonohemi për shkak se Kosova s’i ka versionet e tashme. Kjo temë mund të çalojë, por është në proces, është operacionale që ende në afat të tillë kohor pritet të vijë përgjigjja për liberalizimin”, ka thënë ai.

Në anën tjetër ambasadori i ri i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, gjatë një interviste ekskluzive për gazetën “Zëri” ka porositur drejtuesit e institucioneve kosovare që sa më shpejt ta përmbyllin Demarkacionin me Malin e Zi, si dhe ta luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin. Kjo pasi që, sipas tij, sa më shumë vonohet ratifikimi i Marrëveshjes së Kufirit, aq do të vonohet edhe liberalizimi i vizave me BE-në


Shtuar më 04/10/2017, ora 08:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori