Haradinaj ia thotë troç Stoltenbergut: Për ushtrinë, Kosova është një
Pëlqej
Sot në Samitin e Ministrave te Mbrojtjes së vendeve të NOTO-s është diskutuar për FSK-në, shkruan Albeu.com.

Jens Stoltenberg, sekretari i Përgithshëm i NATOS-s gjatë ditës së martë ka bërë të ditur se disa aleatë në NATO janë të zhgënjyer me vendimin e Qeverisë së Kosovës për taksën.

Stoltenberg gjithashtu ka kërkuar respektimin e Marrëveshjes së Brukselit, ku sipas tij, forcat e sigurisë vendore nuk mund të hyjnë në veri pa lejen e Komandantit të KFOR-it.

Kësaj deklarate, kryeministri Ramush Haradinaj iu përgjigj duke i thënë se për ushtrinë Kosova është një, nuk ka veri dhe jug.

“Ne i kemi ofruar NATO-s një protokoll të ri, më nuk ka veri e jug, është një Kosovë, duhet ta kuptojmë të gjithë, edhe presidenti edhe unë edhe të gjithë. Nuk ka më specifike a është veri a jug, Kosova nuk është e interesuar me krijuar doktrinë me qit ushtrinë kundër popullit të saj”, u shpreh ai.

Këto komente nga Haradinaj erdhën në konferencën për median pas mbledhjes së Qeverisë. /albeu.com/
Shtuar më 12/02/2019, ora 17:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori