Haradinaj ia qartëson Vuçiçit: Asociacioni sipas kushtetutës
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, në mbledhjen e Qeverisë ka thënë se Asociacioni i komunave serbe do të formohet në bazë të Kushtetutës dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Hartimi i statutit të AKS-së duhet të bëhet në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës dhe vendimin final e jep Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Një trup ka qenë i dakorduar nga Qeveria e mëhershme, ka qenë menaxhmenti, ai e fillon punën që tani, raporton çdo muaj në Bruksel. Këtë statut, ne, qeveria, e dërgojmë në Gjykatë Kushtetuese për të parë a është në përputhje me Kushtetutën”, u shpreh Haradinaj.


Shtuar më 11/04/2018, ora 15:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori