Haradinaj ia bën bajatë Thaçit dialogun me Serbinë
Sipas kryeministrit Ramush Haradinaj, do të ishte mirë që presidenti Thaçi të mendoj nëse duhet të vazhdojë bisedimet me Serbinë, derisa, siç thotë Haradinaj, agjenda e shtetit të vetë varet nga disponimi i palës tjetër – Serbisë.

Kryeministri Ramush Haradinaj ka komentuar takimin që pritet të ndodhë sot në Bruksel mes presidentit Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Aleksander Vuciç.

“Nuk e di saktë se çfarë do të shtrohet”, ka thënë Kryeministri kur është pyetur se cfarë do të bisedojë sot Thaçi me Vuciçin.

Haradinaj, i cili gjatë kësaj jave, në konferencat për media është treguar i revoltuar me qasjen që proceset nëpër të cilat kalon Kosova po tentohet që të vendosen në tryezën e bisedimeve me Serbinë.


Shtuar më 08/11/2018, ora 14:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori