Haradinaj i “sulet” doktorit serb: Ti ke falsifikuar dokumentet e krimeve serbe në Kosovë
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili po vazhdon të jetë në Francë, ka reaguar ndaj doktorit serb, Zoran Stankovic i cili sipas Haradinajt ka falsifikuar dokumentet e krimeve serbe në Kosovë.

“Të gjithë akuzuesit e sotëm të Serbisë kundër meje, pa përjashtim, janë shkaktarë ose bashkmendimtarë të gjenocidit serb në Kosovë”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë:

Të gjithë akuzuesit e sotëm të Serbisë kundër meje, pa përjashtim, janë shkaktarë ose bashkmendimtarë të gjenocidit serb në Kosovë!
Sot paska dalë edhe njëfarë i ashtuquajtur patolog serb (Zoran Stankovic), për të cilin ka të dhëna të mjaftueshme, se e ka bërë të pamundurën që të falcifikojë dëshmitë e krimeve serbe në Kosovë.

Ai qenka ofruar të kryej edhe disa falcifikime të reja për mua!

Logjika “tu them sa nuk më kanë thëne”, nuk funksionon më dhe tani radhën për tu përballur me drejtësinë e kanë ata që shkaktuan gjenocid në Kosovë, në mesin e të cilëve është edhe ky far patologu i Ojdaniqit.

E verteta nuk fshihet, pavarësisht shkathtësive manipulative të disa politikanëve në Serbi, të cilët duke e mbuluar të djeshmën, sot janë maskuar me petk të ri!/Albeu.com/
Shtuar më 16/02/2017, ora 18:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori