Pas Berishës, grupi i Alibejat dorëzon listën për anëtarë të KZAZ-ve për zgjedhjet e 14 majit

Pas kreut të PD-së Sali Berisha, edhe grupi i Enkelejd Alibeajt ka dorëzuar në KQZ, listën e plotë të propozimeve për anëtarë të KZAZ-ve për zgjedhjet vendore të 14 majit.

Ka qenë Gazment Bardhi i cili ka dorëzuar në KQZ listën e plotë të propozimeve për anëtarë dhe sekretarë të KZAZ-ve.

 

Kreu i KQZ-së Ilirjan Celibashi ka deklaruar se në momentin që do të vijnë propozimet për anëtarë të KZAZ, do të vlerësohet legjitimiteti i atij personi që në emër të PD paraqet këto propozime.


Shtuar 29.01.2023 20:21