Haradinaj i reagon NATO-s: Ne e dimë si veprojmë për ushtrinë
Pëlqej
Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se procesi i transformimit të FSK-së është proces i brendshëm dhe në përputhje të plotë me Kushtetutën. Kjo deklaratë kryeministrit në seancën parlamentare, vjen një ditë pasi sekretari i përgjithshëm i NATO-s se Kosova do të përballet me pasoja, nëse e formon ushtrinë.

“Krijimi i ushtrisë apo mandatimi i ushtrisë javën që vjen është proces i brendshëm, është në përputhje me Kushtetutën tonë, më të avancuaren në botë. Një Kushtetutë e cila përmban në vete të gjitha vlerat e demokracisë".

Për formimin e ushtrisë kemi zhvilluar biseda intensive me të gjitha palët e interesuara. Aleanca e NATO-s ka peshë të madhe, ajo mund t’i shprehë mendimet e veta, mirëpo Kosova është e sigurt se asnjëherë nuk do t’i sjellë në rrezik marrëdhëniet me NATO-n”, tha Haradinaj.

Kryeministri Haradinaj gjatë seancës së sotme të Kuvendit ka thënë se Serbia është mobilizuar dhe po e pengon Kosovën si vend që ka dalë prej binarëve të vet.

Haradinaj ka deklaruar se Serbia po bën propagandë duke thënë se Kosova po dëshiron t’i zgjidhë problemet me arrogancë.

Serbia po ankohet se Kosova nuk ka përmbushë marrëveshje të Brukselit. Ajo punon intensivisht me diplomatë të vet për me e paraqitë Kosovën si vend i dalë prej kontrollit në siguri, pasi, sipas tyre, Kosova po tenton ta formojë ushtrinë dhe po tenton të krijojë destabilizim”, ka thënë kryeministri Haradinaj.


Shtuar më 06/12/2018, ora 12:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori