Haradinaj i përvishet Ramës pas skandalit me hartën: Kush je ti të të dëgjojë Kosova?!
"Kush është
kryeministri Rama t’i kallëzoj
Kosovës çka o ka bohet me Kosovën"
Kryeministri i Shqipërisë, Edi
Rama ka marrë një sërë thumbimesh e ironizimesh nga homologu në detyrë i
Kosovës, Ramush
Haradinaj.
Haradinaj ka ngritur pyetjen se kush është
Rama që t’i tregojë
Kosovës se c’duhet të bëjë, teksa shton se është kundër idesë së shengenit.
"Kush është
kryeministri Rama t’i kallëzoj
Kosovës çka o ka bohet me Kosovën.
Le të kallëzojë ai qysh i ka mbajtë zgjedhjet veç një parti, nëse koka aq i mençur e po i ditka krejt punët e rajonit e
Kosovës.
Ai le të kallëzojë qysh veç ni parti i mbajti zgjedhjet në Shqipëri.
Shihni zgjedhjet në Kosovë, të gjitha partitë kanë marrë pjesë, askush s’e ka mohu rezultatin zgjedhor”, shprehet
Haradinaj për mediat.
Shtuar më 20/11/2019,
ora 18:13