Haradinaj i përgjigjet Veselit: Qëndrimet e ndryshme për taksën e kanë dobësuar Kosovën
Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj i është kundërpërgjigjur kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli lidhur me deklaratën e mbrëmshme për taksën.

Sipas Haradinajt, qëndrimet e ndryshme për taksën e kanë dobësuar shtetin e Kosovës, shkruan lajmi.net.

Siç u shpreh Haradinaj, nuk është me rëndësi jetëgjatësia e koalicionit, por mbrojtja e interesit nacional.

"Nuk e kam takuar qe një kohë, takohemi kohë pas kohe por mendoj se e ka qasjen e gabuar edhe Thaçi dhe këta që e kanë dobësuar Kosovën sa që Serbia sot me qit kushte për me ardh në tavolinë dhe këta njerëz që e kanë udhëhequr vendin, nuk pranoj me qit kushte Serbia për dialogu", ka thënë ai.

Madje siç tha kryeministri, ai flet me SHBA-në si me familje, por të njëjtës duhet t’i tregosh se ku pot të dhemb.
Shtuar më 17/07/2019, ora 13:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori