Haradinaj i habitur me Thaçin, Veselin, Limajn dhe Mustafën: E pranuan kushtin e Serbisë
Kryeministri Ramush Haradinaj në një paraqitje para mediave ka akuzuar presidentin Hashim Thaçi se e ka orkestruar presionin diplomatik ndaj tij për heqjen e taksës.

Haradinaj ka thënë se presioni për heqjen e taksës buron nga politika në Prishtinë.

Ai thotë se është i habitur se si ish-kryeministri Mustafa, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, e Fatmir Limaj e kanë pranuar kaq shpejt kushtin e Serbisë për heqje të taksës.

“Unë habitna edhe në Isa Mustafën, edhe në Thaçin, Veselin, e Limajn. Pse kaq shpejt me i pranu kushtet e Serbisë, qysh na me shku me kushte në tavolinë. Unë kam thënë se jam për pezullim, por pasi të shohim marrëveshjen se çka përmban, dhe jemi të sigurt në këtë marrëveshje e pezullojmë. Por nuk e pezullojmë sa për turizëm”, ka shtuar Haradinaj.


Shtuar më 01/03/2019, ora 15:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori