Haradinaj i dërgon veteranët te Kadri Veseli, ja ç'po ndodh me hetimet për listat
Pas takimit të 5 përfaqësuesve të veteranëve me kryeministrin Ramush Haradinaj, ky i fundit u ka thënë veteranëve që ai nuk ka asnjë faj, duke shtuar se obligimin e tij ai e ka përfunduar.

Haradinaj i ka orientuar veteranët që të kërkojnë përgjigje nga Kuvendi i Kosovës dhe deputetët për rishqyrtimin e buxhetit, raporton KTV.

Sipas veteranëve, Haradinaj citohet të ketë thënë se i ka dhënë 1 muaj kohë Prokurorisë së Kosovës për të hetuar listat e veteranëve dhe për të ngritur kallëzime penale për ata që e keqpërdorin këtë status.

Veteranët tani janë drejtuar tek Kuvendi i Kosovës për t’u takuar me kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli.
Shtuar më 09/10/2017, ora 13:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori