Haradinaj, i bindur se ushtria do të formohet
Kandidati për kryeministër nga radhët e koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, ka shprehur bindjen se deputetët serbë të dalë nga zgjedhjet e fundit, nuk do të kundërshtojnë formimin e ushtrisë së Kosovës.

“Ata janë qytetarë të Kosovës dhe e respektojmë zgjedhjen e qytetarëve të Kosovës. Ajo që ka rëndësi është që axhenda e Kosovës nuk do të mbahet peng nga askush, as nga Beogradi. Do të punojmë me komunitetet, por jo që vendi të bëhet peng i votës penguese. Serbët nuk janë kundër ushtrisë. Ka një këmbëngulje nga Beogradi, por ne nuk na intereson se çfarë mendon Beogradi për këtë temë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se formimi i ushtrisë do të ndodhë në kohën e duhur dhe në koordinim të plotë me partnerët ndërkombëtarë.

Gjithashtu, kandidati për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma ka thënë se do të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese i 2014 në lidhje me formimin e qeverisë, njofton TCH.

“Ngritja e qeverisë do të bëhet në përputhje me Kushtetutën dhe nuk shohim vështirësi në këtë”, ka deklaruar ai. /albeu.com/


Shtuar më 12/06/2017, ora 23:49

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori