Haradinaj i ashpër me gjeneralin: Mos nxirr sekrete përndryshe shkarkohesh
Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj një deklarate të Komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama, i cili foli rreth një letre që Qeveria amerikane ka marrë vendim që të anulojë vizitën e gjeneralit amerikan të Gardës Nacionale të Iowas, Timothy Orr në Kosovë, në shenjë pakënaqësie me vendimin e Qeverisë së Kosovës, për vendosje të taksës në produktet e Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës.

Haradinaj kërkoi që numri një i FSK-së mos të shfaqet pa nevojë në media.

“Për gjeneralin Rama e kam koleg. Por duhet ta di që është komandant i ushtrisë e jo të bëhet subjekt i mediave. Nëse mendon se është zor me majt ushtrinë, ka sadush të tjerë. Nuk është arsyeshme me dal shpesh në media. Ka zëdhënësi ministria., ushtria dhe komandanti le të punon. Kemi komunikim konfidencial për anulime dhe shpeshtime. E kuptojë pse po bëhet e zhurmshme. Por ju sigurojë se ruajtja e miqësisë duke vepruar kështu janë duke e dëmtuar. Kur dëshironin ta anulominim Specialen e dinim të gjithë që ishte kundër Amerikës. Unë ushtrojë funksionet e mia në bazë të Kushtetutës së vendit”, ka deklaruar ai.
Shtuar më 12/02/2019, ora 15:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori