Haradinaj homazhe para varrit të Adem Jasharit
Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës,ka zhvilluar homazhe në kompleksin memorial "Adem Jashari", tha se kjo ngjarje ka bërë kthesë për lirinë e vendit.

"Kjo është një ngjarje që ka kthyer vetëdijen kombëtare për lirinë e vendit. Ne bashkëndjejmë dhimbje me familjen Jashari", është shprehur Haradinaj.

I Pyetur se a do ta vizitojë familjen Jashari, Haradinaj tha se nuk do ta vizitojnë familjen Jashari, pasi që ata kanë shumë vizitorë sot dhe nuk duan t’i bezdisin.

Ai ka shkuar në Prekaz së bashku me përfaqësuesit e kësaj partie, për të bërë homazhe në Kompleksin Memorial "Adem Jashari". /albeu.com/

Shtuar më 05/03/2016, ora 11:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori