Haradinaj hesht ndaj rrahjes së Agron Mustafës
Pëlqej
Qeveria e Kosovës, nuk ka bërë asnjë reagim deri më sot lidhur me dhunën e ushtruar nga dy zyrtarë të lartë të policisë mbi drejtorin e Telekomit Agron Mustafa.
Kryeministri Ramush Haradinaj, pas mbledhjes së Qeverisë, në një konferencë për media, është pyetur nga gazetarët për këtë dhe ka thënë se nuk është se nuk është interesuar për këtë, por më shumë preferon që të punojë, qoftë edhe në këtë rast se sa të dalë vetëm me deklarata ku do të dënonte veprime të tilla.

Ai ka thënë se institucionet përgjegjëse janë duke punuar për të zbardhur rastin se çfarë ka ndodhur tamam aty, dhe me kohë do të informohet edhe opinioni. Sipas tij, edhe ky rast, tregon se në Kosovë kanë degjeneruar shumë institucione, dhe kjo reflekton gjendjen jo të mirë në vend.
Agron Mustafa, ishte rrahur n

ga dy policë civilë në rrugë në qendër të Prishtinës, në stilin e gangsterëve.
Në fillim policët kishin paraqitur vetën si viktima, duke thënë se ishin sulmuar nga Mustafa. Por më vonë pas publikimit të videove, ishte vërtetuar krejtësisht e kundërta. /albeu.com/
Shtuar më 12/01/2018, ora 17:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori