Haradinaj harron sjelljen kur ishte në opozitë, u lutet deputetëve për demarkacionin
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i është përgjigjur deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli në lidhje me demarkacionin me Malin e Zi.

Ai ka thënë se marrëveshja e parë ka patur në kundërshtime, por se tani e pranojnë raportin e profesorit Bulliqi.

Sipas tij, të gjeturat e komisionit të Murat Mehës ishin vetëm marrëveshje e jo të gjetura, prandaj askush nuk ka nevojë të mërzitet.

“Me zhvillimet e mëtejme të qeverisë u bë mundësia të trajtohet edhe njëherë materia. Komisioni shtetëror ka përgatit një raport me të gjetura, me të dhënat sa i përket gjendjes reale të demarkimit të kufirit. Mirë është që ky raport të respektohet, nuk bën dëm nëse respektohet ky raport, por nëse ka të gjetura faktike pse mos t’ia lëmë mundësinë të vihet në funksion.

Kemi mbërri një konsensus që ka mundësi për korrigjim dhe kjo është arsyeja pse ju lus edhe juve kolegë deputetë që ta votoni, po ju them jo vetëm nga pikëpamja e pushtetarit por edhe e një personi që e kundërshtonte këtë marrëveshje”, ka thënë Haradinaj.
Shtuar më 16/03/2018, ora 14:19

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori