Haradinaj: "Hajnat në burg"!
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj është shprehur se nëse vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme, slogani i fushatës së partisë së tij do të jetë "Hajnatburg".

Sipas tij, në Kosovë nuk do të ketë më korrupsion dhe se Thaçi duhet ta marrë një mësim të mirë për këtë.

“Në Kosovë nuk do të tolerohet më një situatë e korruptuar. Është mirë të gjithë ta marrin këtë mesazh e më së shumti PDK dhe z. Thaçi”, tha Haradinaj në një intervistë në emisionin Top Show.

Gjatë intervistës, Ramush Haradinaj tha se qytetarët janë të gëzuar, pasi janë çliruar nga pushteti sundues i Thaçit. /albeu.com/


Shtuar më 12/06/2014, ora 09:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori