Haradinaj: Gjermani nuk bëri pazar, por tha direkt "Po" për vizat
Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se takimi në Samitin e Berlinit ishte historik për Kosovën dhe se askush nuk mund të flasë negativisht për të. Ai tha se atje nuk iu kërkua ta heqë taksën në këmbim të vizave.

Haradinaj thotë se një ditë pasi u kritikuar për taksën ndaj produkteve serbe dhe boshnjake, zyrtarët gjermanë i kanë konfirmuar se Gjermania ka vendosur pro liberalizimit të vizave.

“Unë u kritikova pse nuk lëshova pe për taksën, të nesërmen ministri gjerman më dha konfirmimin. Më zgjodhën mua të ma thonë”, tha Haradinaj në Pressing.

Ai thotë se kancelarja gjermane nuk ka bërë pazar për t’i thënë që ta heqë taksën në këmbim të liberalizimit të vizave.

“Gjermania ka thënë ‘po’ në mënyren më burrënore. Nuk kanë bërë pazar për taksë. Të nesermën Merkeli e ka angazhuar ministrin e saj për të ma konfirmuar se do të ndodhë së shpejti liberalizimi”, ka thënë Haradinaj.

Kundër asaj që thotë Ppesidenti Thaçi, kryeministri thotë se takimi i Berlinit ishte fort i rëndësishëm dhe duhet të kenë kujdes me gjuhen që përdorin për këtë takim.
Shtuar më 23/05/2019, ora 10:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori