Nënkryetari i OVL të UÇK-së, Nasim
Haradinaj, ka thënë se ftesat kanë për
qëllim njollosjen e luftës së UÇK-së.
Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim
Haradinaj, ka thënë se Gjykata Speciale me ftesat e shumta për intervistim për ish-ushtarët e UÇK-së ka dalë jashtë kontrollit.
Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e Re”,
Haradinaj ka thënë se këto ftesa kanë për
qëllim njollosjen e luftës së UÇK-së.
Ai ka thënë se këto ftesa ia kujtojnë thirrjet e kohës së Rrahman Morinës.
Sipas tij, numri i madh i ftesave të Gjykatës Speciale tregon se kjo gjykatë nuk ka prova të mjaftueshme për të ngritur aktakuza.
Shtuar më 17/11/2019,
ora 23:54