Haradinaj frikësohet nga 'Bossat' e PTK-së?, kundërshton uljen 40%
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka folur pas mbledhjes së Qeverisë për krizën që është aktualisht Telekomi i Kosovës. E megjithatë për drejtuesit që marrin paga të majme Haradinaj e ka kundërshtuar tu ulet paga 40%.

Ai tha se Qeveria nuk ka dëshirë të ulë pagat e askujt por duhet të shpëtohet kompania.

“Punëtorëve ndoshta nuk iu bjen shumë të ulen, por menaxhmentit. Nuk besoj 40 për qind, por nëse kërkohet për 10 për qind për punëtorët e 20 për qind për menaxhment, është në të mirën e tyre, në mënyrë që të mos bankrotojë. Kur të kthehen në këmbët e veta, mund të kthehen pagat prapë”, tha Haradinaj.
Shtuar më 21/05/2018, ora 10:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori