Kryeministri Ramush
Haradinaj ka qëndruar për një vizitë në komunën e Skënderajt.
Pas takimit me kreun e kësaj komune, Bekim Jashari,
Haradinaj ka folur edhe rreth rastit të zhdukjes së dy
policëve kosovarë që nga mbrëmja e së shtunës.
Haradinaj ka thënë se nuk i ka bërë kërkesë zyrtare Maqedonisë për të
ndihmuar në zbardhjen e
fatit të të dy
policëve, por kjo ka qenë më shumë diçka miqësore.
Ndryshe, policët Armend Trena e Malësor Dashi u aksidentuan në rrugën Kaçanik-Hani i Elezit. Deri më tani,
vetëm vetura e tyre është nxjerrë nga lumi Lepenc, por akoma nuk dihet asgjë për fatin e asnjërit.
Në kërkim të tyre janë njësitet policore, FSK-ja, zjarrfikësit, autoritetet maqedonase, si dhe qytetarë që dolën vullnëtarë për të
ndihmuar në zbardhjen e
fatit të
policëve.
Shtuar më 01/05/2018,
ora 12:35