Haradinaj flet për taksën, a do të hiqet?
Kryeministri Ramush Haradinaj nuk ka dashur të komentojë nëse do të hiqet taksa ndaj produkteve serbe, ose do të bjerë Qeveria nëse ajo nuk hiqet.

Ai pas homazheve në përvjetorin e 13-të të vdekjes së ish-Presidentit Ibrahim Rugova, shtoi se mirëpret takimin e ambasadorin amerikan Philip Kosnett, të thirrur nga kreu i Kuvendit, Kadri Veseli.

Pas insistimit të gazetarëve ai tha se “bora do të shkrihet dikur”.

“E mirëpres takimin, është propozim i kreut të Kuvendit Kadri Veseli. Ka me u shkri bora dikur”.


Shtuar më 21/01/2019, ora 10:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori