Haradinaj flet për koalicionin: Edhe nëse më rrëzojnë, unë çohem prapë
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, pranoi të hyjë në koalicion parazgjedhor me PDK-në dhë NISMA-n.

Haradijan ka folur për herë të parë pas koalicionit nëse ka frikë se PDK-ja në të ardhmen do të votojë mocionin kundër AAK-së, Haradinaj tha se nuk e ka problem këtë.

"Nuk e ka problem për këtë. Unë edhe nëse më rrëzojnë çohem prapë. Unë ashtu jam, rrëzohem e çohem", tha Haradinaj gjatë konferencës ku prezantoi aderimin e gazetarit Arbër Vllahiu në AAK.

Kujtojmë se Haradinaj është nominuar për postin e kryeministrit nga ky koalicion parazgjedhor, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur që në zgjedhjet e 11 qershorit të garojë e vetme. /albeu.com/
Shtuar më 19/05/2017, ora 13:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori