Sulm në Norvergji, autori i armatosur rrëmben auto ambulancën dhe shtyp këmbësorët
Haradinaj flet pas marrëveshjes: Më në fund Kosova u nis!
I kandiduar për kryeministër nga radhët e PAN, Ramush Haradinaj, ka thënë se më në fund Kosova do të niset, pasi kanë arritur marrëveshje edhe me AKR-në.

Haradinaj tha se liderët e PAN kanë një nder të madh sepse këtij koalicioni besimin ia ka dhënë një parti që, sipas tij, sjell vlera të reja, duke iu referuar AKR-së.

Në veçanti, ai e falënderoi liderin e kësaj partie, Behgjet Pacollin.

“Ky bashkim i mundëson Kosovës nisjen, një nisje shumë të nevojshme”, tha Haradinaj.

“Më në fund Kosova u nis, vonesat kanë qenë shumë të rënda”.

“Zotëri Pacolli, ju faleminderit për besimin sot”, përfundoi Haradinaj. /albeu.com/
Shtuar më 04/09/2017, ora 21:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori