Haradinaj feston me Veselin në familjen e ministrit
Për festën e Pashkëve, Kryeministri Ramush Haradinaj dhe Kryeparlamentari Kadri Veseli, kanë ngrënë darkë së bashku në shtëpinë e Ministrit Pal Lekaj. Konaku i tij ka shërbyer disa herë në Qeverinë Haradinaj si vatër e pajtimit sa herë që liderët kanë acaruar raportet mes vete.

Prej kohësh dy partnerët qeveritarë, Veseli e Haradinaj nuk ishin parë bashkë.

E, sot Haradinaj, ka dashur të dëshmojë se raportet me partnerin e tij i ka në rregull.

Në Facebook, Kryeministri ka postuar fotografi, ku shihet bashkë me Veselin dhe zyrtarë të tjerë të PDK-së në shtëpinë e Ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekajt.

“Shqiptarët, shekuj me radhë, kanë kremtuar bashkë festat fetare të njëri-tjetrit. Kjo pasuri, është ndër vlerat më unike të së kaluarës dhe të sotmës së shqiptarëve. Sipas traditës sonë të çmuar, me kryeparlamentarin Kadri Veseli, në familjen e Lekë Lekajt në Novosellë të Gjakovës, për ta ndarë së bashku gëzimin e festës së Pashkëve”, ka shkruar Haradinaj.
Shtuar më 21/04/2019, ora 16:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori