Haradinaj falënderon protestuesit: Do të jemi bashkë në rrugëtimin tone
Ramush Haradinaj
Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka përgëzuar protestuesit e sotëm të diasporës shqiptare të mbledhur në Colmar të Francës për të kundërshtuar mbajtjen e tij nga drejtësia franceze.

Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se vetëm të vendosur dhe të bashkuar mund të arrijmë atë që dëshirojmë, e ajo është “e ardhmja në familjen e madhe evropiane”.

Shkrimi i Haradinajt në Facebook:

Të nderuar bashkëkombës nga Diaspora,
E dëgjova zërin tuaj nga Colmari i Francës, në mbështetje të një të drejte që nuk tjetërsohet!

E di që keni udhëtuar edhe me mijëra kilometra, por vetëm ata që janë të vendosur, arrinë atje ku janë nisur.

Kështu të vendosur ishim edhe për lirinë e Kosovës, e kështu të vendosur do të jemi edhe në ndërtimin e paqes së saj!

Rruga e nisur për në familjen e madhe evropiane, për çka edhe ju po jepni një kontribut të madh, nuk mund të ndalet më!

Do të jemi bashkë në rrugëtimin tonë!

Juaji Ramush Haradinaj./Albeu.com/

Shtuar më 18/02/2017, ora 19:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori