Shkon rreth 23 mijë numri i të vdekurve nga tërmeti në Turqi e Siri, kërkimet për të mbijetuar vijojnë

Numri i të vdekurve në Turqi pas tërmetit të së hënës ka shkuar në 19,388, sipas presidentit të vendit, Recep Tayyip Erdogan.

Ndërsa në Sirinë fqinje ka shkuar në 3,377.

Kjo do të thotë se se vdekjeve ka arritur në pothuajse 23,000 në të dyja vendet.

Erdogan shtoi se më shumë se 77,700 njerëz ishin lënduar në Turqi dhe tha se qeveria do të sigurojë mbështetje me qira për të mbijetuarit e tërmeteve.

Më herët, ai tha se përgjigja e qeverisë ndaj tërmetit nuk ka qenë aq e shpejtë sa ai kishte shpresuar./albeu.com


Shtuar 10.02.2023 17:09