Haradinaj: Faleminderit Kosovë
Kryeministri Ramush Haradinaj me anë të një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar në organizimin si dhe shënimin e 11-vjetorit">11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

“Në shënimin e 11-vjetorit">11-vjetorit të Pavarësisë i falënderoj miqtë e Kosovës që iu bashkuan, si gjithmonë festës sonë. Mirënjohës të gjithë qytetarëve që festuan secili në mënyrën e vet, por me krenari e dinjitet, të rejave dhe të rinjve tanë, ushtarëve e policëve, që i dhanë energji dhe bukuri festës”.

“Poashtu, falemnderit gastronomëve të Prishtinës dhe të gjithë atyre që u kujdesen për organizimin dhe mbarëvajtjen e të gjitha ngjarjeve. Falemnderit Kosovë!”,ka shkruar ai.


Shtuar më 18/02/2019, ora 14:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori