Haradinaj: Ende si kam emrat e ministrave, nesër dalin
Haradinaj: Nesër prezantojmë kabinetin qeveritar
Autori: Lajmi.net Lajme, Politikë11:55, 8 September 2017
Ramush HaradinajRamush Haradinaj
Kryetari i Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se në seancën e nesërme do ta jap qëllimin e Qeverisë, si dhe emrat e kabinetit qeveritarë, pasi sot ende nuk e ka listën e plotë nga subjektet politike në koalicion, edhe pse gjatë ditës së djeshme tha se kjo do të ndodh sot.

Ai ka thënë se jenë duke bërë përgatitjet për seancën e nesërme që mund të mbahet pasdite.

“Është traditë që kur e thërret seancën, me kërkesë të dorëzohet edhe një jo program sepse programin do ta bëjmë publike më vonë, por një prezantim të qëllimit qeverisës dhe kabinetin qeveritar, ende nuk i kam të gjitha emrat”, tha ai.

Haradinaj është zotuar se do të bëjnë zgjidhje për të rinjtë në vend, derisa iu ka bërë thirrje që të ardhmen ta ndërtojnë në Kosovë.
Shtuar më 08/09/2017, ora 12:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori