Politikani grek shtrohet në spital, infektohet me Covid-19

Ish-kryetari i partisë së majtë greke PASOK, Evagelos Venizelos është infektuar me Covid-19.

Aktualisht politikani është shtruar në spitalin “Sotiria” në Athinë, pasi ka shfaqur simptoma të lehta të koronavirusit, shkruan protothema.gr.

Mjekët e vlerësuan se politikani 65-vjeçar duhet të qendrojë në spital./albeu.com