E FUNDIT/ Super super Kumbulla! Shqiptari realizon supergol me Romën (VIDEO)
Haradinaj e Muhaxheri përballen nesër në gjyq
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dhe kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, do të përballengjyq, të martën.

Haradinaj e Muhaxheri do të marrin pjesë në një seancë gjyqësore në Gjykatën Themelore të Pejës, për padinë që shefi i ekzekutivit ka bërë për shpifje ndaj të parit të Pejës.

Seanca është paraparë të fillojë në orën 10, në mëngjes.
Caktimin e seancës e ka konfirmuar për Gazetën Express, avokati i Haradinajt, Arianit Koci.

Haradinaj ka paditur Muhaxherin pas akuzave që ky i fundit adresoi vite më parë ndaj aktualisht numrit një të Qeverisë, se gjoja po bën para me benzinë dhe lojëra të fatit.
Shtuar më 04/06/2018, ora 22:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori