Haradinaj e Limaj: Zgjedhjet e parakohshme janë e vetmja rrugë
Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj si dhe kryetari i Nismës Fatmir Limaj në një konferencë për media folën për protestën e cila u mbajt më 14 maj.

Haradinaj u shpreh se protesta e 14 majit e dëshmoi përkrahjen e qytetarëve për të ndërruar keqqeverisjen dhe ndërhyrjen e Serbisë në Kosovë.

“Sa i përket Demarkacionit kam propozuar në tryeze me komisionarin Johaness Hahn që kjo temë të diskutohet në Bruksel me Malin e Zi. Do të vazhdojmë te kundërshtojmë dy marrëveshjet”, ka thënë thënë Haradinaj, shkruan Gazeta Express.

Nga ana tjetër kryetari i Nismës, Fatmir Limaj deklaroi se protesta dëshmoi se zëri opozitar është shumë i fuqishëm.

“Jemi të kënaqur që të gjitha strukturat iu kanë përgjigjur protestës. Koalicioni jonë do të vazhdojë të kundërshtojë këto marrëveshje. Besojmë fuqishëm se e vetmja rrugë për të tejkaluar këto tema janë zgjedhjet e parakohshme”, deklaroi Limaj.

Gjithashtu Haradinaj i ka bërë apel Qeverisë që të rivendosin kufirin me Malin e Zi dhe mos të rrezikojnë liberalizimin./Albeu.com/
Shtuar më 19/05/2016, ora 14:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori