Haradinaj e Limaj: EULEX-it i vazhdohet mandati sepse dështuan institucionet vendore
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj dhe kryetari i NISMA-s, Fatmir e Limaj, kanë komentuar gjithashtu vazhdimin e mandatit te EULEX-it. Që të dy kanë ndarë mendimin se EULEX-i në Kosovë është i nevojshëm pasi që institucionet e Kosovës kanë dështuar që të vendosin rend dhe ligj.

"Unë nuk di si e kanë rinegociuar, por që është i nevojshëm është n nevojshëm për të ndihmuar. Vetë gjendja që është ne vend po tregon se në çfarë situate jemi", ka thënë Limaj.

Edhe Haradinaj tha se vazhdimi i misionit të EULEX-it në Kosovë vjen si pasojë e dështimit të institucioneve të drejtësisë në Kosovë.

"Nuk ka ardh si mision i përhershëm. Mandati i tij ka qenë çdoherë i rinegociueshëm. Para një kohe qëllimi ka qenë me përmbyll, tani është një qëndrim ndryshe – vazhdimi për këtë mandat kuptohet me kufizime shtesë. Mirëpo e tëra kjo vjen nga dështimi i institucioneve të Kosovës për rend dhe ligj”, tha i pari i AAK-së.

Haradinaj e Limaj janë duke qëndruar në Panairin e Librit në Prishtinë. /albeu.com/
Shtuar më 10/06/2016, ora 14:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori