Haradinaj e Daci kërkojnë ndryshime në Prizren
Dy liderët e Koalicionit për Kosovën, gjegjësisht koalicionit për Prizrenin, Ramush Haradinaj (AAK) dhe Nexhat Daci (LDD) kanë hapur fushatën zgjedhore në Prizren duke kërkuar nga qytetarët Prizrenit që me votën e tyre t`i japin fund qeverisjes aktuale.

Sipas tyre, qytetarët e Prizrenit, meritojnë një jetë më të mirë, mirëqënie dhe punësim, ndaj këtë mund ta bëjnë duke votuar koalicionin AAK-LDD dhe kandidatin e tyre për kryetar të komunës së Prizrenit. Haradinaj në Prizren nuk ka folur gjatë, por ka pasur vetëm disa pyetje dhe bashkëbiseda me qytetarët e këtij qyteti duke i pyetur ata nëse janë të gatshëm për ndryshim.

Prizreni, sipas Haradinajt, është një vend i rëndësishëm në Kosovë, është një vend ku është një e elitë e të mençurve, e punëtorëve e patriotëve, historisë, kulturës traditës, politikës. Ai ka thënë se po punon çdo ditë për rrëzimin e Qeverisë aktuale. Lideri i LDD-së, Nexhat Daci, është shprehur i bindur se kandidati i koalicionit për Prizrenin do të jetë fitues në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Ai, madje, e ka quajtur Ramush Haradinajn kryeministër të ardhshëm. Kandidati i Koalicionit për Prizrenin, Lulzim Kabashi, ka folur rreth projekteve që ka nëse fiton garën për të parin e Prizrenit.

"Plani ynë qeverisë për katër vitet e ardhshme është i realizueshëm, edhe pse ambicioz. Është i realizueshëm sepse unë dhe ekipi i koalicionit AAK - LDD me qytetarët e komunës së Prizrenit kemi vendosur që të bëjmë atë të realizueshëm. Qëllimi, sa më shumë vende pune dhe çdo familje të ketë së paku një të punësuar deri në fund të afatit tonë qeverisës. Si do të bëjmë këtë, zhvillimi ekonomik i bazuar në katër shtylla kryesore. Në funksionalizim të zonave industriale, në bujqësi, turizëm dhe ndërtim, do të rrisim buxhetin e komunës dhe do ta orientojnë në projektet me përparësi",-ka thënë Kabashi. /albeu.com/
Shtuar më 06/10/2013, ora 16:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori