Haradinaj: Do kandidoj vetëm për president, do propozoj bashkimin me Shqipërinë (VIDEO)
I ftuar në emisionin PolitikOn në Ora News, ish-kryeministri i Kosovës, Ramush
Haradinaj u shpreh seata që do të qeverisin pas këtyre zgjedhjeve nuk do ta kenë të lehtë sepse Kosova ka shumë sfida.
Ai shtoi se nëse do të udhëheqë vendin si
president, do të ndihmojë qeverinë në
punën e vendit dhe do të mbaj një referendum për union me Shqipërinë.
Haradinaj: Është e logjikshme që pas një farë kohe të ndryshojë lidershipi politik dhe besoj se kjo po ndodh, gjë që është normale. Sigurisht ata që do të qeverisin pas këtyre zgjedhjeve nuk do ta kenë të lehtë sepse Kosova ka shumë sfida. Po ashtu edhe pandemia e ka shkatërruar ekonominë.
Unë kam kandiduar vetëm për
president dhe nuk mendoj të marr një punë tjetër. Duke qenë se kam qenë kryetar qeverie nuk mund të them se do të bëj
punën e ministrave. Nëse do të kem privilegjin dhe nderin të udhëheq vendin tim si
president, do të ndihmoj qeverinë në
punën e vendit dhe do të mbaj një referendum për unionin me Shqipërinë.
Shtuar më 08/02/2021,
ora 22:52