Haradinaj dhe Veseli takojnë sot ambasadorin amerikan, pritet vendimi për taksën
Pëlqej
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe kryeministri, Ramush Haradinaj sot do të zhvillojnë një takim me ambasadorin amerikan në Kosovë, Philipp Kossnet.

Telegrafi shkruan se takimi do të nis rreth orës 12:00, kurse nikoqir do të jetë kryeparlamentari, Kadri Veseli.

Jozyrtarisht është raportuar se temë kryesore e takimit do të jetë edhe taksa e vendosur nga Qeveria e Kosovës, për heqjen e taksës ndaj Serbisë dhe Bosnjës.

Haradinaj kur është pyetur dje në lidhje me mundësinë e heqjes së taksës, ka thënë se “bora do të shkrihet dikur”.

Në anën tjetër presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se Kosova nuk duhet ta rrezikojë partneritetin me Amerikën.

Ndryshe sot është thirrur edhe një mbledhje e qeverisë, që do të fillojë nga ora 14:00.
Shtuar më 22/01/2019, ora 10:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori