Haradinaj dhe Veseli përplasen me Thaçin në Skenderaj
Kryeministri Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk lejoi t’i ikë momenti kur u ndodh përballë Hashim Thaçit, sot gjatë inaugurimit të një kompleksi memorial në Marinë të Skenderajt, për t’i thënë në sy se do t’i mbrojë kufijtë nga ai.

Haradinaj i tha Thaçit se do të mbrohen kufijtë e Kosovës dhe nuk do lejohet askush që t’i prekë ata. Reagimi i Haradinajt erdhi pasi Thaçi përmendi përsëri korrigjimin e kufijve pasi ndau urdhrin “Hero i Kosovës” për 158 dëshmorët e varrosur në Kompleksin Memorial në Marinë: UÇK-ja të pamundurën e bëri realitet!

Kundër Thaçit, me tone më të buta, foli edhe Veseli i cili tha se duhet ruajtur integriteti territorial i vendit.


Shtuar më 05/10/2018, ora 14:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori